TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar se si ndodhi vrasja e Rexhep Ismailit, pak ditë më parë në Sarandë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se qyteti bregdetar nga vendi më i sigurtë, është kthyer në zonë problematike ku krimi i organizuar përleshet për pronat në bregdet të cilave u është rritur vlera shumë.
“Saranda, ishte qyteti më i qetë dhe sigurtë, por po eskalon. Çuditërisht Saranda, ka kaluar në zonat më problematike të Shqipërisë. Kur Saranda u bë qendra e investimeve, ku pronat dhe trojet morën të tjera përmasa, gëlonte paraja e madhe, Saranda u kthye në qendër të krimit të organizuar.
Kjo e ka bërë Sarandën, që të ketë rrëmbime personazh, zhdukje personazh, atentate me lëndë ekspolozive edhe në det.
Ngjarja e fundit tregon se atje ka dalë nga binarët situata. Ngjarja e fundit ishte përplasje e një grupi personash, ku pati shkëmbim zjarri. Kanë ardhur 6 persona jashtë lokalit, te karburanti në të hyrë të Sarandës, në krah të rrugës. Kanë hyrë 6 persona, tre prej tyre 19, 20, 21 vjeç, ka filluar sulm me grushta dhe mjete të forta. Pronari i karburanti, viktima, nuk ishte objekt i sherrit. Ai ka qenë me Viktor Rucin, objektivin e sulmit. Ka marrë automatikun dhe ka qëlluar. Nuk është vrarë njeri tjetër, ka vetëm një të plagosur tjetër.
Nga krahu i autorëve, e kanë gjuajtur me pistoletë në kokë dhe i kanë marrë jetën.
Njëri nga autorët është dorëzuar të nesërmen.
Konflikti është për një beach bar. Kur u sulën që nga Butrinti, një pikë e vogël thoshte ajo ministrja… Pra sa më shumë i rritet vlera pronës, aq më shumë po del jashtë kontrollit situata. Për fat të mirë nuk ka patur më shumë viktima, sepse kallashnikovi nuk ka selektim.
Për fat të mirë, e kemi motivin për çfarë ka ndodhur. Një pjesë e personave në kërkim, janë të identifikuar. Për çështje prone, beach bar, të dyja palët kanë patur mbështetje, kanë qenë të fuqishëm, kanë ndërhyrë me përmbaruesin…”- tha Hoxha.