AKTUALITET, 4 Shtator 2025, 22:50

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 dhe se nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë Kristjan Kola.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Hetimet vijojnë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë bëhet me dije se autorët e dyshuar janë dy persona që po lëviznin me motor të zi.