TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

640 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë janë larguar nga Shqipëria përgjatë vitit 2023. Por në krahasim me 2022-in ka një rënie me 16%. Sipas të dhënave nga Urdhri i Infermierit për vitin 2023, 493 infermierë janë pajisur me certifikatën e sjelljes së mirë, një dokument ky që shërben për punësim ose shkollim jashtë vendit.
Kjo shifër ka një rënie me 14% në krahasim me vitin 2022, megjithatë është një nga vitet me më shumë të larguar që nga 2018-ta. Në 6 vite të paktën 2 mijë infermierë kanë ikur nga Shqipëria. Ndërsa sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, 147 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë vjet, një rënie me 23% po ta krahasojmë me vitin paraardhës.
Ndryshe nga sa ndodh me infermierët, largimet e mjekëve në vitin 2023 janë më të ulëta edhe sesa periudha para pandemisë. Në vitin 2018 morën certifikatën e sjelljes së mirë 164 mjekë, 17 më shumë sesa në vitin e kaluar.