AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 19:22

Plagosja në Shkodër/ Autorët ishin në këmbë kur qëlluan drejt makinës, Brahimi pa precedentë

Plagosja në Shkodër/ Autorët ishin në këmbë kur

Selami Brahimi mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes pasi disa persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij tip ‘Citroen’. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Shkodrës. Brahimi është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Brahimi nuk rezulton me precedentë penalë. Ai thotë se autorët e kanë qenë në këmbë kur kanë qëlluar në drejtim të automjetit të tij.

Dyshohet se personat që e kanë qëlluar kanë qenë në këmbë dhe fill pas ngjarjes janë larguar në drejtim të paditur.  Policia po administron pamjet e sigurisë duke qenë se është një zonë me biznese, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.