TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj nga takimi ku prezantoi kandidatin për Sarandën, Skënder Muçon tha se qyteti është në situatë të vështirë, dhe se gjithë vendi po vuan nga plaga e shpopullimit.
Alibeaj tha se regjimi korruptim i Edi Ramës ka vjedhur shqiptarët dhe kërkohet ndërgjegjësim në zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal.
“E pra, një nga sfidat më të mëdha që kanë këto zgjedhjeje, zgjedhjet lokale është pikërisht t’ia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që te vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky është rasti më i mirë. Do duhet të kuptojmë një gjë, miq, motra, vëllezër, ju të rinj. Do duhet të kuptojmë që shkaku kryesor i kësaj situate ku ndodhet Shqipëria dhe Saranda bashkë me të është pikërisht ky regjim korruptiv, kleptokratik, hajdutërie që është zhvendosur në Shqipëri dhe që mban një emër, emrin e Edi Ramës”,theksoi ai.
“Saranda fatkeqësisht është kthyer në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babëzia e politikes i është turrur dhe vetëm e copëton dhe e gllabëron. Dhe jo vetëm kaq, por dhe gjendja ekonomike e gjithë komunitetit, shoqërisë në Sarandë është më e vështira, si kudo në gjithë Shqipërinë në fakt, por edhe këtu si në gjithë Shqipërinë, plaga e madhe e shpopullimit e ka kapur e ka prekur. Familje sarandjotë që janë të përgjysmuara. Njerëz që mendojnë vetem te ikin nga ky vend. Të ikësh nga Saranda, të ikësh nga kjo perlë e Mesdheut, një vend nga i cili do duhet të ishte jo vetëm një mënyrë e mirë për të mbajtur ekonominë e sarandjotëve por të gjithë Shqipërisë. Njerëzit vetëm ikin. Rinia që vetëm ikën. Kaq e rëndë është ekonomia, situata ekonomike. Papunësia, çmimet e larta, barra fiskale në maksimum. Ka një lloj indiferencë agresive, të pandjeshme nga pushteti ndaj njerëzve, ndaj sarandiotëve. Ja pra kaq e vështirë është jeta dhe situata e momentit në të gjithë Shqipërinë, por edhe këtu në Sarandë. Dhe në fakt është kaq delikata sa, dikush do të duhet të fillojë dhe të mendojë për ta marrë situatën në kontroll, për ta kthyer Sarandën në dorë të sarandiotëve, të njerëzve të punës, të njerëzve të ndershëm, të njerëzve të cilët kane kontribuar në këtë vend. Kanë vendosur të jetojnë dhe të rrinë ketu.
E pra, një nga sfidat më të mëdha që kanë këto zgjedhjeje, zgjedhjet lokale është pikërisht t’ia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që te vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky është rasti më i mirë. Do duhet të kuptojmë një gjë, miq, motra, vëllezër, ju të rinj. Do duhet të kuptojmë që shkaku kryesor i kësaj situate ku ndodhet Shqipëria dhe Saranda bashkë me të është pikërisht ky regjim korruptiv, kleptokratik, hajdutërie që është zhvendosur në Shqipëri dhe që mban një emër, emrin e Edi Ramës. Që prej 2013 kur erdhi në qevërisje qendrore ishte pikërisht ky i cili kudo e ka mbjellë këtë mentalitet sipas së cilit pushteti vidhet e bashkë me pushtetin vjedhin njerëzit. E duke vjedhur njerëzit e vjedhim përsëri pushtetin e kështu krijohet një cikël pa fund. Të vetmit të dëmtuar dhe të humbur janë shqiptarët. Ndaj, sot më shumë sesa kurrë ka nevojë për një ndërgjegjësim për ta kuptuar këtë situate”, tha ai.