TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 60 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar.
Sipas policisë mësohet se shtetasi V. B., 60 vjeç, banues në Hekal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kosore), shtetasin R. B., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 60 vjeç, banues në Hekal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kosore), shtetasin R. B., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.