AKTUALITET, 13 Janar 2024, 12:27

Raporti i FMN-së për forcimin e Lekut, Petrit Vasili: Rama ka instaluar një ekonomi mafioze të parave të pista

Raporti i FMN-së për forcimin e Lekut, Petrit Vasili: Rama ka

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas raportit të FMN-së për forcimin e Lekut, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka instaluar një ekonomi mafioze të parave të pista.

Postimi i plotë:

Ekonomi Fake, ku vetem pastrohen Para’ te pista, e thote cope FMN.

Edi Rama dhe Qeveria kane instaluar nje ekonomi mafioze te parave te pista dhe ne buze te gremines.

Mbivleresimi i lekut eshte deshmia e plote dhe absolutisht  e pakundershtueshme e pastrimit te parave ne te gjitha format dhe i mbeshtetur hapur nga qeveria.

RAPORTI I FMN.

Ne Raportin e saj te dy diteve me pare FMN e thote aq qarte:

”Mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike duke shtuar rrezikun e një kthimi të papritur,” deklaron FMN

”Boshllëqet e të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e ndërtimit pengojnë një vlerësim të plotë të lidhjeve të mundshme makrofinanciare. Mbikëqyrja e zgjeruar e pasurive të paluajtshme dhe ndikimi i sektorit të ndërtimit në stabilitetin financiar janë thelbësore,” thote FMN.

REALITETI.

▪️Ne Shqiperi ku eksportet vazhdojne te bien pa u ndalur.

▪️Ndermarje pa fund mbyllen dhe falimentojne.

▪️Shpopullimi nga varferia, per shkaqe ekonomike si dhe nga pasiguria vijon ne menyre te pandalshme.

▪️Edhe Perrallat me turizmin kane marre fund sepse shifrat ekonomike flasin vete per ndikimin e tij minimal ne ekonomine e vendit.

▪️Ndertimtaria qe prodhon pa pushim dhjetra mijra apartamente, qe nuk blihen dot fare nga qytetaret por thjesht pastrojne para’ ne mes te dites.

▪️Nje bujqesi ne krize te thelle dhe e pambeshtetur nga shteti qe po prodhon braktisjen e fshatit, mos shitjen e produkteve bujqesore dhe lenien e tokes pa punuar.

▪️Nje sistem taksash mafioz dhe preferencial per oligarket dhe asgjesues per bisnesin e mesem dhe te vogel.

▪️Qindra bisnesmene shqiptare, qe nuk investojne më miliona euro ne Shqiperi, por ne Maqedoni, Kosove e kudo neper bote.

▪️Korrupsioni kanceroz i i administrates shteterore pengon egersisht bisnesin e ndershem qe te punoje dhe zhvillohet.

PERFUNDIMI.

RAMA DHE QEVERIA KANE KRIJUAR NJE NARKOEKONOMI.

VENDI ESHTE NE KRIZE TE THELLE EKONOMIKO-SOCIALE.

DOMINON PASTRIMI I PARASE DHE JO STRATEGJIA E EKONOMISE SE TREGUT ME LIGJE, KONKURENCE TE NDERSHME DHE TRASPARENCE.