TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së Konventës së parë të Partisë së Lirisë, duke e quajtur “një ditë të rëndësishme”.
Kur u pyet nëse do e zbulojë sot emrin se “superpolitikanit” që i propozoi Berishës, Meta refuzoi të përgjigjej.
Meta: Një ditë e rëndësishme, konventa e parë e PL. 25 Korrik konventa e fundit e LSI. Në më pak se 100 ditë vijmë në këtë konventë të parë që do prezantojmë programin dhe statusin e PL, dhe angazhimin që Shqipëria tu përkasë të rinjve.
Ky është problemi i familjeve shqiptare. Largimi i të rinjve, i më të aftë, dhe angazhimi ynë që këta të rinj të rrinë këtu. Të jenë lokomotiva e transformimit të vendit, burimi i lumturisë dhe mirëqenies së shoqërisë sonë”
Jeni vetëm në garën për kreun e PL, si ndiheni?
Prej 100 ditësh është bërë e ditur që do ketë zgjedhje për kryetarin e PL, por edhe për gjithë strukturat.
Do fuqizohet roli i të rinjve dhe të rejave në vendimmarrjen e PL. 50 e kandidatëve për strukturat do jenë të rinj dhe të reja.
Do e zbuloni sot superpolitikanin?
Do të shikoni vetë super listën e kandidatëve për këshilltarë në bashkinë e Tiranës dhe do jetë e vështirë ta identifikoni.