AKTUALITET, 26 Janar 2025, 20:20

Plagosi me thikë 53-vjeçarin në Yzberisht sepse i ngacmoi nënën, arrestohet autori

Plagosi me thikë 53-vjeçarin në Yzberisht sepse i ngacmoi

Ka rënë në prangat e policisë autori që plagosi pasditen e sotme me thikë 53-vjeçarin Eduart Rrapi. Në pranga ka rënë shtetasi Aleks Petro.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

I riu mësohet se plagosi me thikë 53-vjeçarin, pasi sipas tij ai i kishte ngacmuar nënën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.