AKTUALITET, 26 Janar 2025, 18:04

Detaje nga plagosja në Tiranë, autori dyshonte se i 53-vjeçari i kishte ngacmuar nënën

Detaje nga plagosja në Tiranë, autori dyshonte se i 53-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, pasi është sulmuar me thikë.

Autori është arratisur dhe se policia po punon për kapjen e tij.

I plagosur me thikë ka mbetur Eduart Rrapi, 53 vjeç.

Sherri mes autorit dhe të plagosurit dyshohet se ka ndodhur për motive te dobëta.

Policia e Tiranës ka shpërndarë një komunikatë për mediat në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë të diel në Yzberisht të Tiranës.

Efektivët shprehen se një i ri ka plagosur me mjet prerës një 53-vjeçar, për motive të dobëta. I riu, 24 vjeç u shpall në kërkim.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të një konflikti që i plagosuri kishte me autorin, ku ky i fundit dyshonte se Eduart Rrapi i ka ngacmuar nënën.

"Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."- njoftoi policia.