TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua ka mbetur e plagosur pas një zjarri që përfshiu banesën e saj sot në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, ku dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.