TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erla Mëhilli thotë se protesta e organizuar nga Sali Berisha dhe opozita ishte një protestë që ka rritur optimizmin dhe mund të konsiderohet një protestë me pjesëmarrje të lartë.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mëhilli foli për dallimin mes protestave të dikurshme të Lulzim Bashës, ku shpallte gjithmonë fitoren dhe rrëzimin e Ramës dhe protestave që organizon Berisha.
"Rama nuk rrëzohet me protesta.
Kjo ishte një protestë e mirë që do të rrisë optimizmin. Është lajm i mirë për të gjithë.
Pjesëmarrja ishte e mirë dhe mendoj se ishte përtej strukturave të Partisë Demokratike.
***
Bënte protesta PD edhe kur ishte Basha , por përpara protestës thoshte do të rrëzojmë Ramën dhe pastaj në fund thoshte faleminderit, falë jush Rama nuk është më kryeministër.
Mbaj mend se si kapeshin dhe arrestoheshin demokratët dhe endeshin dyerve të komisariateve dhe nuk i dilte askush Zot.
Berisha nuk e ka këtë përceptim, pra Berisha nuk të lë në rrugë", tha Mëhilli.