TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se Sali Berisha e mban peng Partine Demokratike dhe nuk flet dot për çështje të interesit publik, për shkak të lidhjeve me oligarkët dhe shpresës që amerikanët mund t'i heqin non-gratën.
"Berisha nuk reagon, për arsyse se deri dje ka qenë i lidhur me këtë oligarkinë, e cila siç duket ka dorë aty në Zvërnec.
Një nga lëvizjes që ka bërë Rama më të suksesshme, ka qenë që ti marrë Berishës ato oligarkët që kishte dikur, kur ishte kryeministër. Mori të gjithë oligarkët. Kam qenë dhe mbetem që sikur të kishin qenë të ndarë dy partitë me oligarkët e vetë, do të kishte pak më shumë demokraci por ky i mori të gjithë. Favoret që këta i kanë bërë e mbajnë peng. Kështu është edhe Rrjolli sipas mendimit tim.
E dyta, fakti që ky nuk do, kanë iluzionin se me ikjen e administratës Biden, administrate Trump do të jetë në mbështetje të tij dhe do të heqin Ramën si Maduron, edhe ndoshta ideja që do ti heqin non gratën. Për këto të dyja, nuk do të prishet me amerikanët dhe me oligarkët me të cilët ka qenë i lidhur. Është një peng i madh që mbahet Partia Demokratike", deklaroi Lubonja.