TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini i konsideron mjaft të rënda, faktet që kanë dalë se qeveria shqiptare ka ndikuar një agjent të FBI, që të hetojë opozitën në Shqipëri.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se ngjarja është shumë e rëndë për pluralizmin shqiptar.
"Ne nuk jemi gjykatës. Po flasim për faktet e një akt-akuze amerikane. Ka një skenar të qartë. Një drejtues i lartë i FBI ka ardhur këtu në mënyrë ilegale, është financuar dhe pastaj ka hapur një hetim kundër opozitës. Kaq na mjafton për të besuar se qeveria ka ndikuar në mënyrë të paligjshme një funksionar të lartë të FBI. Kjo është një vepër shumë e rëndë. Nëse e zbehim këtë gjë, kjo është skandaloze.
Që qeveria e Shqipërisë, të ndikojë organet ligjëvenëse të SHBA, të ndikojë një agjent të korruptuar, të ndikojë për të hapur një hetim kundër opozitës, është shumë e rëndë për pluralizmin shqiptar dhe për vetë ne.
Kur ti arrin të ndikosh një punonjës kaq të lartë, që është i stërvitur për të mos u kapur, çfarë i ke ti diplomatët, gazetarët, politikanët, konsulentët?
Kjo është një ngjarje shumë e rëndë.
Nuk ka rëndësi a do ta hetojë SPAK apo jo", tha Sejamini.