TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se shqiptarët duhet të shqetësohen përse kryeministri i Shqipërisë ka punuar kundër vendit të tij, duke i kërkuar FBI-së që të hetojë lobistin e Partisë Demokratike, siç doli edhe nga akuza e drejtësisë amerikane nga ish-shefit të FBI-së, Charles McGonigal.
“Ne duhet të pyesim se si informacioni i qeverisë shqiptare shkon për FBI-në që të hetohet Partia Demokratike. Drejtësia amerikane thotë që: Materialet e përdorura nga McGonigal kanë ardhur nga qeveria shqiptare, nga zyra e kryeministrit. Kur thotë drejtësia amerikane se ai, pasi u kthye nga Shqipëria ku takoi Edi Ramën, menjëherë kërkoi hapjen e çështjes së shtetasit amerikan që ka lobuar për Partinë Demokratike. Ne duhet të shqetësohemi pse kryeministri i Shqipërisë punon kundër Shqipërisë.
Ka njollosur Shqipërinë, se në Shqipëri paska disa politikanë që paguhen nga rusët dhe 42 për qind e shqiptarëve shkojnë si “qorra” siç thotë Edi Rama, pas opozitës shqiptare. Dhe ai për 5 vjet përdor këtë mashtrim. Fut ambasadoren amerikane që i thotë KQZ-së se pagesat nga Rusia duhet të hetohen. Pse nuk kërkon ndjesë sot ajo, kur pallavra e Edi ramës sot doli bllof?”-u shpreh Abilekaj.