AKTUALITET, 29 Nëntor 2022, 18:46

Meta: Më 6 dhjetor për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit

Meta: Më 6 dhjetor për ta bërë Shqipërinë një

Në një kohë kur në Shqipëri më 6 dhjetor vijnë liderët e Bashkimit Europian, për të zhvilluar Samitin BE-Ballkani Perëndimor, opozita ka paralajmëruar një protestë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ka dhënë mesazhin se 6 dhjetori do të jetë dita për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit.

“Dhjetori është muaji i Demokracisë, është muaji i Europës. Më 6 Dhjetor për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, shkruan Ilir Meta.

Kujtojmë që opozita në këtë datë ka thirrur një protestë kombëtare, por ka garantuar se protesta do të jetë qytetarë dhe është kundër keqqeverisjes dhe jo kundër BE-së.