TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klevis Balliu, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-deputet i saj, e cilësoi mbledhjen 2-ditore të Ramës me ministrat në Shëngjin si mbledhja e Byrosë Politike të inceneratorëve. Ai shtoi se edhe hyrja e Blendi Gonxhes në qeveri është në funksion të inceneratorëve.
“Nuk ishte mbledhje qeverie. Asnjë dyshim nuk ekziston se arkitektët dhe pronarët e vërtetë janë Rama, Veliaj dhe Agaçi.
Ky ishte një takim për të shtrënguar rradhët rreth Byrosë.
Madje dhe lëvizja e fundit me Blendi Gonxhen, është prapë në funksion të inceneratorëve.
Historia e tij e “lavdishme”me Ramën për çështje korrupsioni e promovon në një moment që kërkon përqëndrim.
Kjo mbledhje vjen në kohen kur mbi 1 milion shqiptarë kane ikur pa kthyer kokën, të tjerë nën thundër varfërie.
Në atë mbledhje patetike, mbushur me megallomani dhe trishtim intelektual e njerëzor, lexoje fytyrën e vërtetë të regjimit”-shkroi Balliu në faqen e tij në Facebook.