AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 12:49

FOTOT/ Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit Hollande: Kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

FOTOT/ Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, ish-presidentit franzces, François Hollande.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkruan Rama.