AKTUALITET, 12 Janar 2026, 23:20

“Marrin tenderat preferencialë dhe nuk paguajnë as taksa”, Abilekaj shpjegon mekanizmin që përdorin biznesmenët te AKSHI dhe DURANA

“Marrin tenderat preferencialë dhe nuk paguajnë as taksa”,

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbërtheu mekanizmin që funksionon mes AKSHI-t dhe parkut virtual DURANA nga të njëjtët biznesmenë që edhe përfituan tenderat e AKSHI-t dhe lehtësi fiskale nga qeveria.

“Këta bënë një shoqatë që e quajtën ACTI, e drejtorisë së ASHI-t. Te ACTI këta vunë një kuotizacion që duhet ta paguaje për të qenë anëtar dhe kush pranoi për të qenë anëtar përfundoi tendera të AKSHI-t dhe regjistrimin te DURANA. Dhe ata që merrnin tendera te AKSHI dhe ishin të regjistruar te DURANA, edhe merrnin tendera, edhe plotësonin lehtësira fiskale nga qeveria.

Ky është skandali. Mirë që i marrin tenderat, mirë që janë preferencialë, por nuk duan as të paguajnë taksa”- tha Abilekaj.