AKTUALITET, 16 Mars 2023, 22:26

"Kujt po i qahet për Arben Ahmetajn ky?! E kishte krahun e djathtë..."/ Hoxha "shpërthen" ndaj Ramës

"Kujt po i qahet për Arben Ahmetajn ky?! E kishte krahun e

Gazetari Artan Hoxha e quan absurde mënyrën se si kryeministri Edi Rama po "ankohet" për Arben Ahmetajn, sepse e ka patur bashkëpunëtor të afërt. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Ahmetaj po fajësohet me dyshimet se ka "shitur" dosjen e inceneratorëve te opozita. Ai shtoi se Ahmetaj nuk ka patur mundësi të jetë arkitekti i aferës së inceneratorëve, pasi nuk e kishte atë pushtet. 

"Në një vend normal, me një opozitë normale, kjo do të ishte akuza më e madhe direkte për kryeministrin që njerëzit e tij më të afërt, ose përfundojnë në burg,  ose ai del dhe flet. Kujt ja faturon ai Arben Ahmetajn? Është krahu i djathtë i kryeministrit. Kujt i qahet për këtë? Çfarë po bën? Kujt po i ankohet?

Doli dhe tha, po të isha gjykatës kjo histori do të shkonte më keq. Pastaj në darkë pamë veprimet e BKH, që vajti te resorti, po janë shumë vila të tjera atje, futi një krehje...

Në rastin konkret, jemi në një histori si inceneratorët. E kemi çdo ditë dëmin, ndërkohë merremi me… Shiko çfarë bën pushteti, të devijon aty. Arben Ahmetaj po fajësohet se ka shitur dosjen e inceneratorëve te opozita. Çfarë po bëjmë? Kush na intereson ne?

Le ti bien ministrat, por ne na duhen inceneratorët. Inceneratorët i ka sekuestruar përmbarimi, i ka marrë banka, nuk merremi me thelbin, që janë paratë e shqiptarëve.

Edi Rama bën sikur nuk e ka të vetin, por ja kanë dhënë me zor dhe një ditë të bukur po merr vesh që ai merrte dardha prapa shpine.

Fjalia e Ben Ahmetajt, që tha “nuk jam aq i fuqishëm sa të kaloj gjithë ato vendime”, ky është thelbi i inceneratorëve. A ishte Ahmetaj kaq i rëndësishëm sa të kalonte brenda ditës 17 vendime? Ben Ahmetaj na e dha përgjigjen, tha nuk isha kaq i rëndësishëm", tha Hoxha.