TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Safet Bajri, një eksponent i njohur i botës së krimit, i dënuar në Belgjikë me 9 vite heqje lirie, u lirua nga burgu duke përfituar ulje të dënimit në Shqipëri, pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gazetarët Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë bërë një përshkrim të aktivitetit të tij kriminal në Belgjikë dhe arsyet e lirimit të parakohshëm nga burgu në Shqipëri.
Klodiana Lala: Safet Bajri është dënuar nga drejtësia belge për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni. Sipas dosjes hetimore belge, rezulton që grupi i tij ka shfrytëzuar të paktën gjashtë vajza shqiptare dhe një vajzë rumune.
Në atë dosje ka patur detaje tronditëse të mënyrës se si grupi kriminal trajtonte vajzat. Thuhet që Safet Bajri dhe grupi i tij arritën deri aty sa të ushtronin dhunë ndaj një vajze, duke i thyer legenin, për faktin se vajza kishte refuzuar t’i jepte paratë që kishte fituar.
Ai konsiderohej si mbreti i shfrytëzimit të vajzave në Bruksel, kishte zona të përcaktuara, kishte aktivitet edhe në fushën e gjobëvënies, ndaj bizneseve shqiptare dhe belge. Kur ata nuk paguanin, grupi kriminal shkatërronte të gjithë ambientet e biznesit. Kishte raste që në një ambient kishin shkatërruar me shkop bejsbolli të gjithë makinetat e lojrave të fatit.
Konsiderohej si grup shumë i ashpër, që kishte vepruar në mënyrë konsistente dhe të vazhdueshme.
Safet Bajri rezultonte se ishte dënuar me 22 vite burgim. Kishte bërë tre vite dhe ishte liruar. Më pas është ri-arrestuar në Belgjikë dhe është dënuar me 9 vite burgim. Ky dënim i është njohur nga drejtësia shqiptare. U arrestua në vitin 2018 pas një deklarimi publik që pati bërë ish ministri Xhafa, që rendiste disa grupe kriminale.
Ndaj Bajrit dhe grupit të tij pati akuza shumë të rënda por në fund, gjykata doli në përfundimin që nuk janë tre anëtarë dhe duke mos qenë tre nuk janë grup kriminal ndaj i rrëzuan akuzat. Thuajse të gjithë anëtarët u liruan. Safet Bajri përfitoi ulje dënimi dhe u lirua pak ditë më parë. Ka përfituar gati 2 vjet ulje. Në thelb, belgët janë të pakënaqur.
Artan Hoxha: Safet Bajri është personazh që në Belgjikë është bërë tre ditë pa ndërprerje seancë parlamentare, ku Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Brëndshëm, kanë qenë nën akuzë për një gabim që kishin bërë, duke i krijuar mundësinë Safet Bajrit të lirohej nga gjykata belge. Pra është lënë i lirë gjatë kohës që duhet të ishte në burg. Bajri doli dhe erdhi në Shqipëri. U shpall në kërkim. U kap në Shqipëri në kuadër të një hetim që kishte nisur një vit e gjysmë para, është kapur në 21 shtator 2018, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet belge. E kam intervistuar kur ishte në kërkim.
Pavarësisht dosjes, në Belgjikë Safet Bajri dhe rrethi i tij, janë goditur nga policia federale belge, për shkak të një beteje që është zhvilluar në atë kohë në Bruksel, për marrje nën kontroll të klubeve të natës. Ka qenë një përplasje mes disa etnive, shqiptarëve, marokenëve, rusëve dhe serbëve për klubet e natës. Debati që u bë në Belgjikë e vendosi Safet Bajrin në qendër të vëmendjes. U kap në Shqipëri dhe i’u nënshtrua dënimit belg.
Lajmi që u lirua Safet Bajri u dha sepse një nga këto personazhet VIP të showbiz, kishte qenë tek ai për qokë dhe i nxorri fotot në Instagram. Në fakt ai ka dalë që në 26 janar të këtij viti, kishte dy muaj që kishte dalë kur e morën vesh mediat. Aty filluan interesimin edhe mediat belge.
Është e vërtetë që në Shqipëri ai ka përfituar nga 3 muaj në vit për sjellje të mirë. Ka qenë në burgun e Fierit.Bajrat etiketohen si grup që mbështet të majtën, Partinë Socialiste. Ky ka qenë në fushatë sepse ka mbështetur të djathtën, Safet Bajri.