AKTUALITET, 19 Prill 2024, 12:04

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë, tek kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në

Belind Këlliçi, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit, tha se Veliaj është kryehajduti i gjithë Shqipërisë.

Nga protesta, Këlliçi njofton SPAK-un se më datë 25 prill, Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, dhe do të mbarojë punët e lëna përgjysmë.

“Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!

Njeriu, që nga ky shesh sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.”- tha Këlliçi.