AKTUALITET, 19 Prill 2024, 11:39

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Mehdi Malkaj: Në këtë institucion të gjithë vjedhin!

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Mehdi  Malkaj: Në këtë

Aktori Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit në këtë bashki dhe në të cilën tashmë pesë drejtorë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike.

"Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.

Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja.

Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha.”