TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka njoftuar se do të jetë sot në Parlamentin Europian, ku edhe do të diskutohet raporti për Shqipërinë.
Gjithashtu Tabaku thotë se është shumë e rëndësishme që të luftohet për të kthyer integrimin në një mundësi për shqiptarët.
Njoftimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga Brukseli.
Sot, do të jem e pranishme në Parlamentin Europian ku pas pak diskutohet në Komisionin e Jashtëm raporti për Shqipërinë. Ku unë do të marr pjesë në debat për të diskutuar shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe njëkohësisht për të diskutuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Sot, nuk ka diskutim më të rëndësishëm se sa lufta për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufta ndaj korrupsionit.
Por, më e rëndësishmja duhet të luftojmë për ta kthyer integrimin në një mundësi për shqiptarët duke lëvizur nga cirku i përhershëm që kemi qenë këto 8 vitet e fundit.