TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët e Kukësit kanë votuar ditën e djeshme për zgjedhjen e krybashkiakut të ri, pas video-skandalit ku ishte i përfshirë ish-kryetari i bashkisë, Safet Gjici.
Pas fitores së kandidatit të Partisë Socialiste, qytetarët e Kukësit janë shprehur se Halilaj e meritonte fitoren, ndërsa shtuan se video-skandali i Safet Gjicit pak muaj më parë në zyrën e Bashkisë, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale nuk ka ndikuar në votat e tyre. Sipas tyre vota e tyre ka shkuar vetëm për kandidatin pa marrë parasysh atë që ka ndodhur më parë.
“E prisnim deri diku rezultatin. Siç duket kanë punuar shumë. Kandidati ka një opinion shumë të mirë. Me zhvillimet e mëparshme menduam se do të ndryshonte rezultat por siç duket nuk ndodhi ashtu. Zgjedhjet shumë të qeta shumë të mira, ka fituar më i miri. Ka ndikuar kandidati, djalë i mirë shumë. Kandidati ka qenë faktor kryesor në zgjedhje. Nuk ka lidhje ajo që ka ndodhur”- janë shprehur ata.
Albert Halilaj kandidati i Partisë Socialiste shpalli fitoren ndaj kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata. Ndonëse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar, diferenca e madhe e votave mes kandidatëve, bën që këto dy kuti mos të kenë ndikim në rezultat.