TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Kastur të Greqisë.
Mediat fqinje bëjnë me dije se i riu është banor i fshatit, ndërsa deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet e ngjarjes së rëndë.
Pas konstatimit të trupit nga një banor i fshatit, është lajmëruar ambulanca, e cila e ka transportuar në spital, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i është nënshtruar autopsisë, ku pritet të zbardhet edhe shkaku i vdekjes.