AKTUALITET, 18 Prill 2024, 11:17

Flamur Noka akuza mazhorancës: Jeni unik në babëzi

Flamur Noka akuza mazhorancës: Jeni unik në babëzi

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në fjalën e tij që ka marrë për procedurë në seancën plenare foli për shqetësimet e opinionit publik.

Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale, duke akuzuar mazhorancën se është unike për sa i përket babëzisë.

Noka: Po flitet këtu për shqetësime të opinionit publik. Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Është i shqetësuar për inceneratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Është i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne.

Jeni unik sa i përket babëzisë.