TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj tre inspektorëve të Mjedisit që kërkuan 30.000 lekë klinikës për të mos i vendosur gjobë,
Shtetasit me inicialet G. H., I.N., dhe G. T., dyshohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa K. B., dhe B. B., dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
GJJKO sot pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:
G. H., i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
G. T., i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;
K. B., i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;
B. B., i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;
Sipas prokurorisë, G.H., G.T., dhe I.N., i kishin kërkuar klinikës ku punonin K.B., dhe B.B., 30. 000 lekë që mos t’i vinin gjobë për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Ishte vetë mjeku K. B., që kallëzoi në SPAK se tre inspektorët e mjedisit i kishin shtrënguar për të dhënë paratë, të cilat kishte deklaruar se i kishte dhënë. SPAK i ka marrë të pandehur në 2021 tre inspektorët e Mjedisit, por nuk ka ngritur akuzë për mjekët. Inspektorët nga ana e tyre pretendojnë që nuk i kanë marrë paratë. Dy mjekët janë marrë të pandehur për akuzën për korrupsion aktiv.