AKTUALITET, 12 Maj 2026, 21:16

Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Nëse bie zjarri, pjek njerëz!

Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në

Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar me denoncimet e tij për problematikat që përfshijnë zona të ndryshme në Tiranë. Nëpërmjet një video të publikuar në facebook, Braçe ka ngritur shqetësimin e mungesës së një rrugë për kalimin e zjarrfikëses në një lagje në Tiranë tek “libri universitar”.

Reagimi:

LAGJET KURTH NE MES TE TIRANES-KETU TEK LIBRI UNIVERSITAR, NJE PALLAT ME POSHTE;

Zjarri ketu, nese bie, ben gjemen-SHIHENI;

As hyn e as del dot nje zjarrefikese, nje zjarr nga brenda, ne kete itinerar qe po ndjek une, ben gjemen, pjek njerez.