AKTUALITET, 14 Mars 2023, 17:32

Celibashi vendosi mos-regjistrimin e grupit të Alibeajt në zgjedhje, reagon Bardhi: Njeri i shantazhueshëm, shkeli rëndë ligjin për qëllime politike!

Celibashi vendosi mos-regjistrimin e grupit të Alibeajt në zgjedhje,

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për mos-regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi e konsideroi Celibashin një njeri të shantazhueshëm që nuk gëzon respekt.

Ai tha se PD do të ankimojë vendimin në KAS, duke shtuar se Celibashi e ka humbur tashmë besimin e PD për administrimin e procesit zgjedhor.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, është shprehur Bardhi.