AKTUALITET, 14 Mars 2023, 17:11

Përfaqësuesi i Alibeajt-Celibashit: Veprimet tuaja kanë dëmtuar PD-në. Ledio Nuraj: Kryetar i PD-së është Berisha, fakt i njohur botërisht

Përfaqësuesi i Alibeajt-Celibashit: Veprimet tuaja kanë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Qëndror i zgjedhjeve për shqyrtimin e kërkesës në paraqitur nga Partia Demokratike, për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa, ka kritikuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, pasi sipas tij, veprimet dhe mosveprimet e Celibashit po cënojnë të drejtën e PD-së për koalicion parazgjedhor.

 Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës në KQZ, Ledio Nuraj, i ka kërkuar Celibashit që të regjistrojë PD-në në zgjedhje duke u bazuar në fakte të njohura botërisht. Sipas tij kryetar i PD-së është Berisha dhe kjo duket edhe nga zgjedhjet e 6 marsit të vitit të kaluar dhe aksioni politik në vend.

Pjesë nga biseda në KQZ:

Sefa: Sot jemi në limitet e bërjes së kërkesës për koalicionet zgjedhore. Afati i fundit është data 15. Në rast të një vendimmarrje tuaj, kjo ka cënuar rëndë procesin, duke i cënuar të drejtat ligjore PD-së që të ketë mundësi të bëjë koalicione zgjedhore. Kjo është mënyra më active që ju keni pasur në konsideratë, duke parë edhe vendimin e KAS. Komisioneri nuk ka bërë asgjë për më shumë se 100 orë për të marrë një vendim përfundimtar. Vendimet dhe përfundimet tuaja i kanë shkaktuar PD-së një dëm duke bërë që PD të mos ketë mundësinë për tu përfshirë në koalicione. Më bën të mendoj që qëndrimi juaj nuk është mjaftueshëm korrekt, sesi mund të interpretohet një autorizim. Ka autorizime të përgjithshme për një sërë tagrash, siç është rasti konkret, ku unë si përfaqësues kisha të gjithë tagrat për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Por interpretimi juaj që nuk ka datën e nevojshme, është i gabuar, pai ai autorizim është i vlefshëm për çdo lloj zgjedhjesh që mund të mbaheshin brenda vitit 2023. Gjithashtu edhe interpretimi në lidhje me nenin 64 është interpretim individual, pasi nuk mund të bëhet pengesë për regjistrimin e PD-së. Angazhimet që merren në këtë deklaratë janë angazhime në emër të partisë. Është e specifikuar në autorizim. Edhe në shkresën që kemi përcjellë pranë jush, e kemi bërë të qartë që zoti Basha rezulton në regjistrin e partive politike, për faktin e vetëm sepse në bazë të ligjit për partitë politike, nuk mund të depozitohet dorëheqja. Për sa kohë PD nuk ka kaluar në një proces zgjedhor, është e pamundur të bëhet regjistrimi i kryetarit të ri. Kjo është edhe ajo çka kishim për të thënë në lidhje me kërkesën, pavarësisht se nuk jemi njohur me qëndrimin e komisionerit.

Celibashi: Opinioni im është në arsyetimin mbi vendimmarrjen time. Mbi këtë vendim, ju keni të gjithë të drejtën e ankimimit. Keni prova, argumenta të tjera në mbështetje të kërkesës sëaj për regjistrimin e PD-së në zgjedhje?

Sefa: Provat e paraqitura nga PD janë të plota dhe në zbatim të ligjit. Janë edhe dy shkresat e protokolluara që tregojnë se PD nuk paraqet prova nga ato që kërkoni ju si komisioner.

Nuraj: Për regjistrimin e PD-së për, të mos hamë kohën pasi është shumë e vyer, do të doja të thosha në lidhje me kërkesën e paraqitur nga ana e PD me kryetar Sali Berishën, do të kërkonim regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor. Në gjykimin tonë nuk ishte e drejtë vendimmarja për 48 orë kohë për grupin tjetër. Dokumentacioni i sjellë nga ana jonë ka qenë i plotë. Ne kemi depozituar kërkesën me firmën e Sali Berisha dhe një vendim të rrethit gjyqësor Tiranë, pasi të gjitha vendimet e marra duhet të ishin regjistruar në regjistrin e partive politike. Na 2018 e deri më sot ka një sërë ndryshimesh në PD. Të gjitha këto ne i kemi argumentuar në setin tonë me dokumentacionin përkatës. Kërkojmë zbatimin e nenit 139 të kodit zgjedhor, që nuk nevojitet kërkesë, pasi komisioneri mund të marrë vendimt të pavarur mbi fakte të njohura botërisht. Faktet e panjohura botërisht janë se PD ka organe të reja, ka kryetar Sali Berishën, faktet janë publike, pasi shikohen edhe numri i votave, aktiviteti politik në vend. Ju keni përgjegjësinë të regjistroni PD-në në zgjedhjet e 14 maj. Ju nuk mund të përjashtoni 600 mijë vetë electoral, të partisë më të madhe opozitare. Kjo nuk është një parti e krijuar 2-3 vite para. Mbi bazën e tyre dhe të kodit zgjedhor, rasti është atipik.