AKTUALITET, 3 Janar 2025, 13:03

Apelit i GJKKO e 'riktheu' Berishën tek masa 'detyrim paraqitje', reagon Gjekmarkaj: Absurde! Përpjekje për t’u bërë krah me mazhorancën

Apelit i GJKKO e 'riktheu' Berishën tek masa 'detyrim

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD.

Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, shprehet se ky ishte një vendim absurd dhe përpjekje e hapur për t’u bërë krah me mazhorancën.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme!

Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!”, shprehet nënkryetari i PD.