AKTUALITET, 6 Maj 2026, 13:58

Aksidenti/ Automjeti përplaset me disa makina të parkuara dhe më pas përmbyset në rrugë, plagosen babë e bir

Aksidenti/ Automjeti përplaset me disa makina të parkuara dhe më

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja është shënuar në zonën e Spitallës, në lagjen 15.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një automjet tip “Ford” i bardhë, ku drejtues ishte djali, ndërsa pasagjer babai i moshuar.

Mjeti “Ford” ka përplasur makinat e parkuara anës rrugës dhe është përmbysur në rrugë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dy personat që ndodheshin në mjet janë transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.