TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 50 persona kanë mbetur nën rrënoja, pasi një ndërtesë 21-katëshe u shemb në Lagos të Nigerisë, raportojnë mediat lokale.
Ndërtesa u shemb rreth orës 15:00 dhe në mesin e personave që kanë ngecur nën rrënoja janë edhe punonjësit e kompanisë ndërtimore.
Sipas zyrtarëve lokalë është rritur frika se ka edhe të vdekur, ndërsa fotot e shkrepura nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Megjithatë deri më tani nga autoritetet nuk është konfirmuar nëse ka viktima, apo nëse ndonjëri nga të lënduarit është në rrezik për jetë.