TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar me një postim në facebook për situatën e krijuar në universitetet shqiptare.
“Qeveria duhet të ndërhyje me masa konkrete lehtesuese për studentët të cilet nuk janë vaksinuar testi i PCR duhet të bëhet falas me qellim që të mos përballemi me situata të tilla por dhe të mos rendohet kosto e çdo studenti duke bërë të papërballueshme, jetesën dhe arsimimin”, shkruan Braimllari.
Fillimi i vitit të ri akademik duhet të jetë një ngjarje e rëndësishme.
Breza të tërë edukohen dhe arsimohen për t’i shërbyer me pas të ardhmes.
Sot jemi përballë faktit që dyert e auditoreve po përballen me studentë të shumtë që protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm.
Në të drejtën e tyre studentët po përballen me një qeveri e cila nuk mbron interesin e tyre.
Jo vetëm duhet të perballojnë koston e lartë të jetesës, koston e lartë të arsimit por sot duhet të përballen dhe me një kosto tjetër.
Qeveria duhet të ndërhyje me masa konkrete lehtesuese për studentët të cilet nuk janë vaksinuar testi i PCR duhet të bëhet falas me qellim që të mos përballemi me situata të tilla por dhe të mos rendohet kosto e çdo studenti duke bërë të papërballueshme, jetesën dhe arsimimin.