TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e PD-së.
PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.
Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.
Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Kujtojmë se, PD-ja kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portret” ose të shkruar në mënyrë vertikale.