TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllezërit Mihal dhe Anxhelo Llangozi, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë në Neos Kosmos të Athinës, ku vdiq babai i tyre Edmond Llangozi kanë dhënë dëshminë e tyre në polici duke përshkruar me detaje autorët.
“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare”, thanë vëllezërit, shkruajnë mediat greke.
Një prej djemve rrëfeu me detaje skenën e vrasjes duke thënë se pas një përleshje, një prej tyre nxori armën dhe filloi të qëllonte në drejtim të familjes.
Për pasojë, një plumb qorr kapi edhe kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja.
Nga tetë gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur. Në xhamin e kafenesë mbetën vrimat e lëna nga plumbat dhe njollat e gjakut të viktimës e të lënduarve.