LIFESTYLE, 11 Gusht 2018, 14:03

"Vjen erë banjë", vajza e Steve Jobs zbulon fjalët e tmerrshme që i tha i ati në shtratin e vdekjes

Libri i ri "Small Fry" i Lisa Brennan-Jobs jep detaje mbi marrëdhënien e komplikuar mes gjigandit të teknologjisë dhe vajzës së tij pasi ai mohonte atësinë e saj.

Edhe pse më vonë Jobs e njohu Lisēn si vajzën e tij, lidhja e tyre vazhdoi të mbetej e ftohtë deri sa ai vdiq.

Në një paragraf nga libri Lisa kujton se si Jobs i tha asaj teksa dergjej në spital se parfumi që ajo kishte hedhur vinte era tualet. Sjellja e tij e ashpër ishte e zakonshme në lidhje me vajzën e tij dhe Lisa mendon se vinte nga keqardhja e Jobs për lindjen e saj. Lisa Brenan-Jobs lindi në 1978 nga lidhja 5 vjeçare e Steve Jobs me Chrisann Brennan por ata u ndanë kur Brennan mbeti shtatëzanë. Më pas, gjykata urdhëroi një test atësie që konfirmoi Jobs si babain e Lisës, megjithatë ai nuk e pranoi. Jobs shkoi deri aty sa të pretendonte se ishte steril deri sa më në fund u pajtua me bijën e tij. Jobs më pas bëri edhe 3 fëmijë të tjerë me gruan e tij Laurene Powell.

/TPZ.AL/