SPORT, 18 Qershor 2022, 09:38

ZYRTARE/ UEFA publikon datën e sfidës së Tiranës në Champions, ja ku do të luajnë kampionët e Shqipërisë

ZYRTARE/ UEFA publikon datën e sfidës së Tiranës në

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të bardhebluve.

Tirana do të luajë në datën 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhin.

Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik ora 20:00 në Shqipëri.

Ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në “Elbasan Arena”, por gjasat janë që sfida të zhvillohet në “Air Albania”.

Bardheblutë duhet të udhëtojnë në fillim dhe më pas të përballen me luksemburgasit.

Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.

Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-Sherif Tiraspol.