SPORT, 12 Qershor 2022, 16:42

ZYRTARE/ Pirlo i rikthehet trajnimit, firmos me skuadrën turke

ZYRTARE/ Pirlo i rikthehet trajnimit, firmos me skuadrën turke

Andrea Pirlo është trajneri më i ri i Karagumruk.

Lajmi është dhënë nga klubi turk, me anë të një postimi në rrjetet sociale. 43-vjeçari italian ishte i papunë që kur la drejtimin e Juventusit në vitin e kaluar, ndërsa tani e ka parë të arsyeshme të vijojë karrierën në Superligën e Turqisë.

“Mirëpresim Pirlon. Urojmë që marrëveshja t’i sjellë fat klubit tonë dhe futbollit turk” – ishin disa nga fjalët e klubit të shkruara në rrjetet sociale.

Karagumruk e mbylli sezonin në vendin e 8-të, ku pas 38 ndeshjesh grumbulloi 57 pikë.

ZYRTARE/ Pirlo i rikthehet trajnimit, firmos me skuadrën turke