TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rubin Hebaj është zyrtarisht pjesë e Nasaf në Uzbekistan. Klubi që fitoi kampionatin në edicionin e fundit, siç pritej, ka përforcuar repartin ofensiv me lojtarin shkodran.
Hebaj ishte pa ekip pas largimit nga Sfaxien në Tunizi. Kështu ishte Nasaf që përfitoi në merkato. Më parë Hebaj spikati në Uzbekistan tek Andijon ku u kthye dhe në idhull për tifozët. Sulmuesi ka firmosur një kontratë të vlefshme për vitin 2025, me të njëjtin synim.
Nasaf ka kryer disa lëvizje. Një prej lojtarëve që u largua pas fitimit të kampionatit është dhe Viktor Da Silva. Ky i fundit mbahet mend në Shqipëri për eksperiencat me Vllazninë dhe Partizanin.