TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamo ka ndërhyrë në merkato. Klubi i Superiores ka firmosur me Klevi Qefalija, mesfushor që vjen nga skuadra e Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Klevi Qefalija është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve. Qefalija e ka nisur karrierën fillimisht me skuadrën dinamovite, për të kaluar më tej në akademinë dhe skuadrën e parë të KF Tiranës. 20-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë” – Shkruan klubi. Qefalija ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar edhe një gol.