SPORT, 2 Janar 2024, 21:44

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2026, klubi i njohur suedez blen kartonin e futbollistit shqiptar

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2026, klubi i njohur suedez blen

Klubi suedez i  AIK-ut, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka konfirmuar se kanë blerë përfundimisht kartonin e shqiptarit të Kosovës, Bersant Celina. 

Mesfushori ofensivë,  ishte në pronësi të ekipit francez Dizhon, të cilët e huazuan  tek AIK-u në vjeshtën e vitit të kaluar. 

 27-vjeçari ka luajtur deri më tani nëntë ndeshje në të gjitha garat me klubin suedez dhe tani ka hedhur nënshkrimin në një kontratë të vlefshme deri në gusht të vitit 2026. 

Debutimin me fanellën e AIK-ut Celina e ka bërë në shtator të vitit të kaluar, kur klubi suedez u përball në Stokholm ndaj Hamarbit. 

Debutimin me fanellën e AIK-ut Celina e ka bërë në shtator të vitit të kaluar, kur klubi suedez u përball në Stokholm ndaj Hamarbit.