SPORT, 1 Shkurt 2024, 18:25

ZYRTARE/ Emra të njohur për stolin, Flamurtari zgjidh çështjen e pankinës

ZYRTARE/ Emra të njohur për stolin, Flamurtari zgjidh

Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtarin deri në fund të sezonit. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar lajmin, duke i dhënë kështu drejtim një prej çështjeve shumë të rëndësishme.

Me misionin Superioren, Flamurtari e pa të arsyeshme t’i besojë stolin dy emrave të njohur.

“Zyrtare: Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtari Football Club deri në përfundim të sezonit aktual. U urojmë suksese dhe mirë se ardhje përsëri me fanellën kuqezi të Flamurtari.C”. – Shkruan klubi. Flamurtari renditet në vendin e katërt me 32 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Elbasanit, në transfertë.