TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një barazimi, ndaj “Të Kaltërve”, të Empoli dhe humbjes ndaj rivalëve për titull, “Zikaltërve” të Inter, mbrëmjen e kësaj të hëne, “Bardhezinjtë” e Juventus do të tentojnë rikthimin te fitorja, teksa në orën 20:45 do të presin, në “Allianz Stadium”, të Torinos, “Bardhezinjtë” e tjerë, të Serie A, Udinese.
Sa i përket formacioneve, tekniku, Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 3-5-2, ku në portë është vendosur polaku, Szczesny e para tij në mbrojtje Gatti, Bremer e Alex Sandro. Në krahët e mesfushës janë Timothy Weah e Andrea Cambiaso, me qendrën që mbulohet nga McKennie, Locatelli e Adrien Rabiot, ndërsa sulmi me dy përbëhet nga Arkadiusz Milik e Federico Chiesa.
Në krahun tjetër, tekniku, Gabriele Coffi i ka pozicionuar “Bardhezinjtë” e tij, me formacionin 3-5-1-1, ku në portë është vendosur Okoye e para tij në mbrojtje Kristensen, Giannetti e Perez. Në krahët e mesfushës janë Kingsley Ehizibue e Zemura, ndërsa në qendër vendosen Walace, Lovric e Samardzic. Para tyre është vendosur “fantazisti”, Florain Thauvin, ndërsa i vetëm në sulm është italian, Lorenzo Lucca.