TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arijon Ibrahimoviç, talenti me origjinë shqiptare i huazuar nga Bajerni tek skuadra e Frozinones në Serinë A, ka arritur të bëjë një prezantim dinjitoz në futbollit italian.
Edhe pse nuk i ka mbushur ende 18-vjeç, Ibra shqiptar, ka fituar zemrën e tifozëve të Frozinones me paraqitjet e tij, teksa është aktivizuar 5 ndeshje në Serinë A, duke shënuar 1 gol si dhe ka dhënë një asist. Sulmuesi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Corriere dello Sport”, teksa ndër të tjera është shprehur:
Huazimi nga Bajerni – Nga Bajerni më mbeten shumë gjëra, Po flasim për një klub shumë të madh. Unë atje kam lidhur shoqëri me Musialan, por nuk i harroj këshillat e rëndësishme të Kimish e Myler. Dhe pastaj ajo është skuadra me të cilën jemi tifozë në familje.
Lojtarët më të mirë të Serisë A? Po them katër emra: Lukaku, Dibala, Çalhanollu dhe Leao”, deklaroi fillimisht Ibrahimoviçi shqiptar.
Mbiemri- “Për mua është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë? Tashmë e kam thënë se Zllatan ishte një nga modelet e mia, sikurse edhe CR7. Por nuk e kam takuar kurrë. Do të doja shumë ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën. Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit”, deklaroi Arijoni.