SPORT, 24 Dhjetor 2024, 14:04

Zhvillime të rëndësishme te Tirana, rinovon lojtari

Zhvillime të rëndësishme te Tirana, rinovon lojtari

Zhvillime të rëndësishme te Tirana. Klubi kryeqytetas do të vijojë bashkëpunimin me Ermal Metën.

“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, ka shkruar klubi bardheblu.

19-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë edicion. Në sezonin 2023/2024, Meta është aktivizuar në 21 takime.