TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më në fund ka ardhur edhe goli i parë i sfidës, në “Elbasan Arena”, me “Bardheblutë” e Tiranës, që kanë arritur pas plot 54′ minutash lojë të dërgon topin në rrjetën e “Bardhezinjve” të Laçit me këta të fundit, që janë me 10 lojtarë që prej minutës së 19′-të të pjesës së parë.
Nga një rrëmujë në zonën e “Kurbinasve” ka përfituar “fantazisti” i mesfushës, Regi Lushkja me këtë të fundit që me një goditje potente dërgon sferën pas shpatullave të portierit Dajsinani. Rezultati shkon në 1 me 0.