SPORT, 22 Shkurt 2025, 20:01

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Boksit, konfirmohet President Kalivopulli

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Boksit, konfirmohet

Florend Kalivopulli është konfirmuar si President i Federatës Shqiptare të Boksit.

Në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë fundjavë, u votua për zgjedhjen e Presidentit dhe strukturave të tjera të Federatës, njftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

10 nga 11 anëtarët me të drejtë vote, votuan pro Florend Kalivopullit, 1 votë ishte e pavlefshme.

Florend Kalivopulli do të jetë President i zgjedhur i Federatës Shqiptare të Boksit për 4 vitet e ardhshme.