TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rei Manaj po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Turqi, ku është kthyer me golat e tij në protagonistin kryesor të skuadrës së Sivaspor dhe një më të spikaturit në kampionat. Paraqitjet e tij me sa duket kanë kthyer edhe një herë vëmendjen e klubeve italiane drejt sulmuesit shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se trajneri i Bolonjës, Tiago Mota, kishte shfaqur interes për sulmuesin dhe e kishte cilësuar si një kandidat të mundshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës së tij në pjesën e dytë të sezonit, pasi kërkonte përforcime për repartin e avancuar në janar. Trajneri italian e ka drejtuar Manajn më parë, kur ishte pjesë e Specias, në sezonin 2021-2022, kur sulmuesi shënoi 5 gola në Serinë A.
Edhe futbollisti raportohet se ka qenë i gatshëm të kthehet në Itali, pasi dëshironte të luante në këtë kampionat përsëri. Por në fund, Bolonja vendosi të investonte për Jens Odgard të AZ Alkmar, duke afruar këtë të fundit gjatë merkatos së janarit.